De Ligt: Me Pirlon luajmë futboll modern, vjet luajta me shpatull të nxjerrë

schedule17:41 - 22 Nëntor, 2020

schedule 17:41 - 22 Nëntor, 2020

Matthijs De Ligt më në fund është rikthyer të luajë në këtë sezon të ri me Juventusin. Mbrojtësi pas përfundimit të aventurës në Champions League iu nënshtrua një operacioni në shpatull dhe u kthye në fushë ditën e djeshme ndaj Cagliarit.

Një lajm i mirë për të dhe Juventusin, duke qenë se holandezi konsiderohet si e tashmja dhe e ardhmja e “Zonjës”. Pas fitores së mbrëmshme 2-0 ndaj Cagliarit, De Ligt foli për mediet italiane. Holandezi shprehet se ka luajtur disa ndeshje me shpatull të nxjerrë dhe tregon ndryshimin mes Sarrit dhe Pirlos.

 

“Ishin muaj të vështirë, punova aq shumë që të kthehesha dhe të luaja. Sot jam shumë i lumtur, për të gjithë ekipin. Ishte periudhë e vështirë, por vuajtjet ndonjëherë mund të jenë pozitive. Kam luajtur disa ndeshje me shpatull të nxjerrë, por jam i lumtur që fituam kampionatin sezonin e shkuar.

Kemi tjetër mentalitet. Vitin e kaluar ne donim të presonim lart, por me Pirlo ne luajmë futboll më modern. Mbrojmë një kundër një, duke lënë shumë fushë pas nesh. Më pëlqen, e bëja të njëjtën gjë te Ajax.

 

Kemi ende vend për përmirësim. Së shpejti do të arrijmë 100%, tani jemi në 70% të fuqisë tonë. Ka shumë skuadra të forta këtë sezon, kampionati është më i vështirë dhe më stimulues.

Kemi shumë kundërshtarë: Milan, Inter, Lazio, Atalanta dhe Napoli. Serie A një kampionat i vështirë, por ne jemi përqendruar vetëm te vetja jonë, kemi ekip shumë konkurrues për të fituar titullin”, u shpreh De Ligt. /abcnews.al