Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“De Ligt ka mbetur në Amsterdam, Kumbulla po luan më mirë se ai”

schedule15:44 - 28 Tetor, 2019

schedule 15:44 - 28 Tetor, 2019

Matthijs De Ligt zhvilloi një sezon super me Ajaksin, por nuk po arrin të konfirmojë veten te Juventusi. Futbolli italian është specifik dhe holandezi po përshtatet, por gafat e kryera kanë mërzitur shumë tifozë.

Gianni Mura është një gazetar dhe shkrimtar i njohur në Itali. Ai ka bërë një krahasim interesant mes mbrojtësit të Juves dhe Marash Kumbullës.

19-vjeçari shqiptar është surpriza e bukur e Veronës në këtë fillim sezoni. Mura preferon Kumbullën përpara De Ligt dhe e analizon në këtë mënyrë mendimin e tij për La Reppubblica.



Gianni Mura

Te Juventusi nuk e kemi parë akoma De Ligt-in e Ajaksit. Të shohim në të ardhmen, por tani nuk po ndodh diçka e tillë. Shpresoj të mos skandalizoj askënd me krahasimin që do të bëj: Kumbulla po luan më mirë se De Ligt, është edhe 6 muaj më i ri. Dikush mund të thotë: ‘Ka diferencë të madhe aktivizimi me Juventusin dhe me Veronën’. Verona e ka rritur vetë Kumbullën dhe nuk ka shpenzuar asnjë euro, ndërsa Juventusi pagoi 75 milionë euro për holandezin“, përfundon Gianni Mura. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!