De Ligt: Gabova unë te goli i Uzunit, ju tregoj vështirësitë me Ferencvaros

schedule23:22 - 24 Nëntor, 2020

schedule 23:22 - 24 Nëntor, 2020

Matthijs De Ligt u rikthye në fushë në Champions League dhe Juventusi i tij triumfoi në limite kundër Ferencvaros, duke u kualifikuar në raundin tjetër të këtij kompeticioni. Mbrojtësi holandez, i blerë për rreth 75 milion euro, pranoi se gaboi te goli i Myrto Uzunit.

Në deklaratën e dhënë për Sky Sport Italia ai vë në dukje edhe problemet që shfaqi Juventusi, edhe për meritë të hungarezëve që ishin një skuadër e shkurtër në fushë.

“Ishte shumë e komplikuar, pasi Ferencvaros u paraqit shumë mirë, luajti shumë e ngjeshur dhe në pak metra. Ishte e vështirë që të gjeje lojtarët mes linjave”, thotë fillimisht De Ligt, i cili nuk ndalet me kaq.

“Gjëja më e rëndësishme ishte të luanim më shpejt topin, të luanim me kurajo dhe ne nuk krijuam shumë raste. Unë bëra një gabim te goli i tyre. Kur nuk e lëviz shpejt topin, për kundërshtrain bëhet më e lehtë”, përfundon De Ligt. /abcnews.al