Matthijs De Ligt po shijon emocionet, taktikën dhe sekretet e futbollit specifik italian. Mbrojtësi 19-vjeçar i Juventusit ka treguar përshtypjet e tij për “Tuttosport”, në lidhje me përshtatjen me ekipin e ri.
Ai zgjodhi bardhezinjtë përpara Barcelonës dhe PSG në verë. Vendimi i marrë ishte i duhuri dhe De Ligt ndihet për mrekulli në Torino.
“Kanë ndodhur shumë ndryshime, por gjithçka po shkon mirë. Jam i lumtur për zgjedhjen e bërë në verë dhe po mësoj gjuhën italiane. Si gjuha edhe futbolli ndryshojnë shumë me atë holandez.
Jam i lumtur që ndodhem këtu”, shprehet De Ligt, i cili ishte pjesë e formacionit më të mirë të FIFA-s falë paraqitjeve fantastike të zhvilluara me Ajaxin sezonin e kaluar. /abcnews.al