De Laurentiis zbulon “prapaskenat”: Duhej ta kisha shkarkuar Garcia-n që në fillim

schedule13:16 - 22 Dhjetor, 2023

schedule 13:16 - 22 Dhjetor, 2023

E përzgjodhi si zëvendësuesin perfekt të teknikut, Luciano Spalletti, mirëpo nuk rezultoi aspak të ishte i tillë. Tekniku francez, Rudy Garcia pati një “jetëgjatësi” tepër të shkurtër, në stolin e “Bluve” të Napoli, teksa vetëm 3 muaj pas përcaktimit të tij në krye të kampionëve në fuqi të Italisë, Presidenti De Laurentiis vendosi ta shkarkojë pas rezultateve të dobëta.

Në një intervistë të gjatë për “Corriere dello Sport”, të publikuar, të enjten, që sapo lamë pas Presidenti i “Bluve” të jugut të Italisë, , ndër të tjera ka folur edhe për gabimin që bëri dukë nënshkruar me trajneri Rudi Garcia si pasues të Spalletti-t.

“Kur e kuptova që nuk ishte zgjedhja e duhur? Ditën që e prezantova, në Capodimonte. Duhet të kisha marrë një vendim drastik që atë ditë. Duhej t’i kisha thënë: “Të prezantova, por tani largohu”. Sepse dikush që vjen dhe thotë: “Unë nuk e njoh Napolin, nuk kam parë kurrë një ndeshje…”. Duhet ta kisha kuptuar në atë moment. E mora me të qeshur. Fakti është se ai e përsëriti edhe herë të tjera.

Do të kishte mjaftuar që Napoli me Garcian të luante të njëjtin futboll si me Spallettin. Në vend të kësaj, më kërkoi që të largoja një përgatitës perfekt si Sinatti për të marrë një tjetër që… Më kishin thënë që I ngarkon lojtarët. Më duhej të qëndroja në Castel Volturno nga mëngjesi në mbrëmje”,- u shpreh “numri 1” i klubit napoletan. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!