Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

De Laurentiis shkakton debat, nuk dëshiron që Napoli të luajë më 17 maj

schedule17:02 - 11 Maj, 2024

schedule 17:02 - 11 Maj, 2024

De Laurentiis sërish protagonist. Presidenti i Napolit i ka shkruar një letër kreut të Ligës së Serisë A, Lorenco Casini, ku i kërkon shtyrjen e ndeshjes ndaj Fiorentinës, e planifikuar për t’u zhvilluar të premten e 17 majit në “Artemio Franchi”.

Zyrtarisht numri një i klubit napolitan thotë se kërkon spostimin e ndeshjes për arsye besëtytnie, megjithatë media italiane bën me dije se shkaku i vërtetë është fakti që 17 maji njihet edhe si data e paradës LGBTQI+.

Aktualisht Liga e Serisë A po studion mundësinë e spostimit të ndeshjes më 18 maj, teksa ka gjetur miratimin e Fiorentinës dhe pret edhe konfirmimin nga transmetuesit televizivë, para se të vendoset zyrtarisht data e re.



Ky është padyshim një rast i paprecedentë, kur një president ndërhyn për të ndryshuar datën e ndeshjes në ligat elitare të futbollit dhe natyrisht që protagonist është presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, i cili njihet si një personazh kontrovers./h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!