CONI vendosi që Juventus-Napoli të luhet dhe rezultati të vendoset në fushë, ccka solli edhe komente të ndryshme. Napolitanët nuk kishin udhëtuar në Torino në muajin tetor, për shkak se ASL rajonale kishte vendosur të izolonte futbollistët dhe stafin e klubit të Serie A. Në këto kushte Napoli nuk u paraqit në ndeshje dhe humbi në tavolinë, si dhe iu zbrit një pikë nga renditja.
REPLIKAT – Pas ndeshjes me Fiorentinën, në lidhje me vendimin e marrë foli edhe trajneri i Juventusi, Andrea Pirlo. “Nuk e kemi problem ta luajmë ndeshjen me Napolin. Jam më shumë i zhgënjyer për ata skuadra që udhëtuan dhe luajtën pa shumë lojtarë për shkak se i kishin me Covid-19.
Nuk do të them nëse vendimi ishte i drejtë apo jo, por nuk duket i drejtë për skuadrat e tjera që luajtën në situata më të vështira”, ishte shprehur trajneri i Juventusit, për të cilin ka një replikë presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis.
“Pirlo të bëjë trajneri dhe t’ia lërë përfaqësueseve të klubit të klubit të flasin për atë që është një dënim i marrë nga shteti. Ligji i sportit nuk vihet para atij të shtetit. Pirlo nuk është avokat, nuk njeh procedurat dhe se çfarë ka ndodhur me protokollet.
Do të ishte e lehtë të thosha që është një idiot, pot nuk dua. Ai tha atë që çdo trajner do e thoshte në mbrojtje të klubit të tij”, ka deklaruar kreu i klubit të Napolit mes të tjerash. /abcnews.al

