De Laurentiis gjen “shkakun” e disfatës ndaj Inter: Humbëm për shkak të arbitrit

schedule16:36 - 4 Dhjetor, 2023

schedule 16:36 - 4 Dhjetor, 2023

“Zikaltërit” e Inter arritën një fitore spektakolare, mbrëmjen e së dielës, që sapo lamë pas, teksa në stadiumin “Diego Armando Maradona” mundën me rezultatin e thellë, 3 me 0, kampionët në fuqi të Italisë, Napoli, fitore e cila shkaktoi shumë polemika, sidomos përsa i përket arbitrimit të kryesorit, Davide Massa.

Një ndër ata që fajësuan arbitrin për humbjen ishte edhe Presidenti i “bluve”, Aurelio De Laurentiis, i cili në një prononcim të shkrutër për mediat italiane e tha haptazi mendimin e tij, për disfatën turpëruese të 3 herë kampionavë të Italisë.

“Nuk ka konspiracion, por humbëm për shkak të arbitrit”,- deklaroi “numri 1” i napoletanëve dhe tashmë na mbetet veçse të presim e të shohim, nëse Federata Italiane e Futbollit do të marrë përsipër nisjen e ndonjë hetimi apo ngjarja do të kalojë pa krijuar shumë “zhurmë”. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!