Lojtari i Barcelonës, Frenkie de Jong, nuk po kalon një moment shumë të mirë këtë sezon me blaugranat, paraqitjet e tij lënë shumë për të dëshiruar, kjo ka bërë që të ketë kritika në drejtim të tij për formën e treguar me Barçën.
Për mesfushori holandez është folur shumë edhe për një largim të mundshëm të tij nga “Camp Nou”.
Në një pornoncim për mediat, babai i De Jong, John de Jong është shprehur se djali i tij po ndërton një shtëpi afër “Camp Nou”, por nuk sqaroi se cila do jetë e ardhmja e De Jong.
“Ndonjëherë e vlerësojnë me notën 4. Për Frenkie-n, i vetmi mendim që ka rëndësi është ai i trajnerit të tij dhe të gjithë e vlerësojnë kontributin e tij. Ai dhe gruaja e tij, Mikky po dëfrehen në Barcelonë, jeta atje është fantastike. Katalanasit janë të çmendur pas tij”, ka theksuar babai i mesfushorit holandez.
Gjithashtu, John de Jong ka bërë të ditur se “pesë klube” në Europë janë të interesuara për mesfushorin dhe se po e monitorojnë nga afër situatën e tij.