Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

De Jong: Çfarë viti i çmendur, eliminimi nga Tottenham më përndjek ende

schedule14:56 - 24 Dhjetor, 2019

schedule 14:56 - 24 Dhjetor, 2019

Ajax zhvilloi një futboll spektakolar sezonin e kaluar dhe ishte pak sekonda larg arritjes në finalen e Champions League, një arritje që e meritonte. Të gjithë u bënë nga pak tifozë me “Harkëtarët”.

Frenkie De Jong ishte një prej yjeve të ekipit, por eliminimi në gjysmëfinale nga Tottenham në minutat shtesë i ka mbetur ende peng. Mesfushori unik u transferua te Barcelonë në verë.

Në një prononcim për De Telegraaf, 22-vjeçari analizon vitin 2019 dhe aventurën e nisur me ekipin katalanas. Niveli te Barcelona është i lartë, në ekip ka yje, por De Jong nuk ka dyshuar kurrë tek aftësitë e tij.

PENGU I MADH – “Askush nuk mendonte se një skuadër holandeze do të mbërrinte aq larg në Champions League. Sekondat e fundit të ndeshjes kundër Tottenham më përndjekin ende. Vazhdoj të mendoj se pësuam një eliminim të pamerituar dhe se paraqitjet tona fantastike duhet të kurorëzoheshin me finalen e Champions League. Nëse do ia dilnim, viti 2019 do të ishte perfekt”.

BARCELONA – “E prisja që transferimi nga Ajax te Barcelona nuk do të ishte një kapërcim kaq i madh. Vitin e kaluar arritëm në një nivel të lartë me Ajaxin, por te Barcelona ka edhe më shumë kualitet. Disa nga shokët e skuadrës kanë cilësi shumë të veçanta, si Messi, Suarez apo Busquets. Pavarësisht kësaj, nuk kam dyshuar kurrë se do të hidhja një hap para dhe do të isha protagonist. Është fantastike të jem pjesë e Barcelonës. Çdo minutë në fushë, çdo seancë stërvitore, çdo ditë është një dhuratë për mua. Këtu është gjithçka e jashtëzakonshme”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!