Pas 12 vitesh si “gardian” i portës së Manchester United, duket se dashuria e portierit spanjoll David de Gea ende nuk është shuar dhe tashmë në moshën 32-vjeçare, spanjolli është pranë rinovimit të kontratës me “djajtë”.
Sipas mediave spanjolle, De Gea do të rinovojë kontratën e tij aktuale, e cila skadon më 30 qershor dhe “djajtë” nuk kishin dëshirë ta humbin spanjollin si një transferim me parametra zero.
Ndërkaq, kujtojmë se prej 12 sezonesh De Gea mbron shtyllat e United, teka u transferua nga spanjollët e Atletico Madrid në përfundim të sezonit 2010/2011. /i.m /abcnews.al