De Bruyne nuk është më i miri në Premier League, një emër surprizë e lë pas

schedule19:42 - 14 Mars, 2020

schedule 19:42 - 14 Mars, 2020

Kur flitet për mesfushorin më të mirë në Premier League, debatet janë gjithmonë të ashpra, pasi një numër i madh yjesh luajnë në kampionatin anglez të futbollit. Megjithatë, vitet e fundit, Kevin De Bruyne i ka lënë të gjithë pas, me paraqitjet e tij fenomenale për Manchester Cityt.

Gjithsesi, ky sezon nuk ka qenë më i miri për yllin belg, i cili po vuan të ruajë ecurinë, së bashku me ekipin e Manchester City, që ka humbur plot 7 ndeshje këtë edicion futbollistik.

De Bruyne e ka humbur dhe vendin e parë si futbollisti më i saktë në shanset e krijuara me topa vertikal, duke u renditur i dyti me vetëm 8 topa të saktë. I pari, është një emër surprizë, fantazisti i Norwich City, Buendia, me 10 topa të saktë. Ja kush janë 10 futbollistët që kanë krijuar më shumë raste me topa vertikalë këtë sezon në Premier League:/abcnews.al

1-Buendia (Norwich) 10
2-De Bruyne (City) 8
3-Mahrez (City) 7
4-Maddison (Leicester) 6
5-Jorginho (Chelsea) 5
6-Pogba (Man. United) 4
7-Henderson (Liverpool) 4
8-Alli (Tottenham) 4
9-Walcott (Everton) 4
10-Iwobi (Everton) 4