“De Bruyne më i miri në botë, Guardiola mbetet “mbreti” i trajnerëve”

schedule16:59 - 30 Gusht, 2020

schedule 16:59 - 30 Gusht, 2020

Ish-mesfushori legjendar i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka dhënë një intervistë sot, ku ka treguar se kush është aktualisht mesfushori më i mirë në botë. Gjithashtu, spanjolli pati elozhe edhe për trajnerin Pep Guardiola dhe mbrojtësin Van Dijk.

“Kevin de Bruyne për mua është në një tjetër nivel. Ai arrin të bëjë diferencën. Është mesfushori më i mirë në botë dhe mos harroni se ka një moshë relativisht të re.

Guardiola? Pep është trajneri më i mirë në botë. Ai ka dhënë një shtysë futbollist. Ai është i mirë në atë që transmeton dhe mbetet lider. Ndërsa për mbrojtësin më të mirë, do të zgjidhja Van Dijk./abcnews.al