De Biasi në prag “divorci” me Azerbajxhanin

schedule12:18 - 16 Nëntor, 2021

schedule 12:18 - 16 Nëntor, 2021

Barazimi 2-2 miqësor ndaj Katarit dy ditë më parë mund të ketë qenë ndeshja e fundit e Gianni De Biasit si trajner i Azerbajxhanit.

Në fakt, kontrata e ish-trajnerit të Torinos dhe kombëtares tonë skadon më 30 nëntor dhe siç mësohet nga ”Tuttomercatoweb” , Federata nuk duket se ka ndërmend ta rinovojë atë.

Bilanci është shumë negativ për De Biasin: 2 fitore (kundër Qipros dhe Bjellorusisë), 6 barazime dhe 12 humbje./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!