De Biasi: Kam që në tetor që ulërij për Interin. Juventusi pa Champions? Katastrofë

schedule20:59 - 28 Prill, 2021

schedule 20:59 - 28 Prill, 2021

Gianni De Biasi ka bërë një analizë të situatës që po kalon Serie A. Interi ka dominuar këtë sezon dhe pret të shpallet matematikisht kampion i Italisë, ndërsa ka një garë të fortë mes disa skuadrave për kualifikimin në Champions League.

Është e qartë që Interi do të fitojë titulli. Ka që prej tetorit të kaluar që theksoj se zikaltrit janë kandidatët kryesorë për t’u shpallur kampionë. Interi nuk fiton prej 10 vitesh, por Conte ia ka dalë të transmetojë mentalitetin e tij.

Ia doli t’i kthejë në skuadër një grup solistësh, ka krijuar një skuadër madhështore. Interi ka lojtarë me vlera, ka një kontingjent të nivelit të lartë. Champions League? Atalanta e meriton kualifikimin, ata luajnë një futboll përrallor.

Do të shohim një garë të bukur mes Napolit, Juves, Milanit dhe Lazios. Milani ndodhet në rënie të lirë, por do të më pëlqente t’i shihja në Champions League sezonin e ardhshëm. Juventusi? Katastrofë nëse nuk e mbyll kampionatin në katërshen e parë“, theksoi De Biasi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!