De Biasi: E ndjek ende Shqipërinë, është favorite në grupin e saj!

schedule22:55 - 3 Shtator, 2020

schedule 22:55 - 3 Shtator, 2020

Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, tashmë trajner i Azerbajxhanit, ka folur në një lidhje Skype me emisionin Pressing në ABC News, ku pranoi se ende e ndjek Shqipërinë dhe se kombëtarja jonë kuqezi, ka qenë shumë me fat në ndarjen e grupeve, ku tashmë shihet si favorite.

“Natyrisht, kemi një rrugëtim shumë më të vështirë nga ajo që ka Shqipëria. Shpresoj ta nisim mirë, si ne tek Azerbajxhani, ashtu dhe Shqipëria. Në ndryshim me trajnerin Edy Reja, unë e kam më të vështirë tek Azerbajxhani, pasi nuk kam pasur shumë kohë në dispozicion t’i njoh lojtarët këtu.

Nisim menjëherë me ndeshjet zyrtare të UEFA Nations League, nuk kemi pasur mundësinë të zhvillojmë miqësore për shkak të pandemisë. Normalisht që e ndjek edhe Shqipërinë, mendoj se i ka rënë një grup shumë i mirë për të kaluar dhe për të marrë vendin e parë”, tha De Biasi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!