De Biasi: E kujtoj mirë fitoren me Francën, sot nuk duhet gabuar!

schedule16:31 - 17 Nëntor, 2019

schedule 16:31 - 17 Nëntor, 2019

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi, është i vetmi strateg kuqezi që e ka mposhtur Francën. Në “Elbasan Arena”, kuqezinjtë tanë triumfuan 1-0 përballë kampionëve të botës, falë atij supergoli të Ergys Kaçe nga goditja e dënimit.

De Biasi ka dhënë një intervistë për Panorama Sport, aty ku ka komentuar për ecurinë e Shqipërisë në këto kualifikuese, si dhe rikujtoi atë fitore ndaj “Gjelave”.

“Skuadra ka bërë një fazë kualifikuesesh të mirë. Për fat të keq, e ka paguar shumë atë humbje në minutat e fundit kundër Turqisë. Pastaj ndeshja me Andorrën i heq dy pikë në klasifikim.

Patjetër që e kujtoj shumë mirë fitoren në Elbasan. Ka qenë një ndeshje e mirë e skuadrës. Po edhe një gol shumë i bukur i Kaçes. Megjithatë, kujtoj më shumë humbjen në Europian.

Franca është një nga skuadrat më të forta në nivel botëror. Nuk e di se me çfarë fryme do të vijnë në Tiranë, por duhet gabuar sa më pak të jetë e mundur”, përfundoi De Biasi./abcnews.al