Davos, Merkel kundër Trump në Forumin Ekonomik Botëror

schedule17:42 - 24 Janar, 2018

schedule 17:42 - 24 Janar, 2018

Në fjalimin e saj në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Kancelarja Gjermane Angela Merkel ka thumbuar presidentin amerikan Donald Trump. Ajo nënvizoi se disa liderë e kanë harruar historinë dhe kanë rënë pre e izolimit.

Ndërhyrje e ashpër në Davos të Zvicrës nga kancelarja gjermane Angela Merkel kundër proteksionizmit.

“Sot, 100 vite pas katastrofës së Luftës së Madhe, duhet të pyesim nëse kemi marrë me të vërtetë një leksion nga historia, por mua më duket se jo. Përgjigja e vetme është bashkëpunimi”, tha ajo.

Për mediat ndërkombëtare këto ishin fjalë që në dukje I referoheshin administratës së presidentit amerikan, Donald Trump dhe strategjisë së tij izoluese. “Proteksionizmi nuk është përgjigja e duhur, nënvizon Merkel. Duhet të gjejmë përgjigje të shumta dhe jo të ndjekim një rrugë që na çon drejt izolimit”.

Kancelarja gjermane tha se Bashkimi Europian është nën presion nga ana e kompanive të mëdha amerikane që kanë qasje në sasi të mëdha të të dhënave.

“Kush i kontrollon këto të dhëna? Europianët nuk kanë vendosur akoma se si ta menaxhojnë këtë problem, ndërsa rreziku është dhe ne po lëvizim shumë me vonëse”, shton Merkel.

“Duam të krijojmë një qasje të përbashkët për temat e sigurisë, pas zhvillimit të ekonomisë”, vijon liderja gjermane duke nënvizuar nevojën nga ana e bllokut të BE-së për të dhënë një sinjal unik dhe për ta shpërndarë atë nga të gjithë vendet anëtare në mardhëniet me vende si India, Kina dhe SHBA.

Gjithashtu në fjalimin e saj në forumin ekonomik botëror në Davos, Merkel thotë se bashkëpunimi europian për mbrojtjen do të përforcojë eurozonën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!