Davide Frattesi, mesfushori i Interit, ka dhënë një intervistë për revistën “Rivista Undici”, në të cilën ka folur për përshtatjen e tij me klubin zikaltër.
Pavarësisht se nuk ka luajtur shumë, ish-lojtari i Sassuolo tha se ishte entuziast për qasjen e tij ndaj botës zikaltër.
“Nuk e prisja të ndihesha kaq rehat këtu, brenda dhe jashtë fushës. Grupi është i jashtëzakonshëm, tifozët janë spektakolar. Rezultatet po vijnë, gjërat po shkojnë shumë mirë.
Favoritët e Serie A? Janë edhe tre apo katër skuadra që konkurojnë, që janë aty për të luftuar për titullin”, është shprehur ndër të tjera Frattesi./h.ll/abcnews.al