“Asnjë zyrtar nën hetim për blerje votash në Shqipëri”, Lega publikon tre pyetjet për Komision Europian

schedule16:33 - 10 Mars, 2021

schedule 16:33 - 10 Mars, 2021

Eurodeputeti i PPE-, David Lega thotë se se përmbushja e 15 kushteve të Shqipërisë para konferencës së parë ndërqeveritare është e diskutueshme. Me anë të një statusi në Twitter, ku ka publikuar pyetjet që i ka dërguar Komisionit Europian në lidhje me Shqipërinë bashkë me Michael Gahler, Lega shkruan se Këshilli ka pranuar se Shqipëria ka 15 kushte për të përmbushur. Ai shton se përkushtimi ndaj reformave dhe cilësia e tyre do të përcaktojnë ritmin e pranimit në Bashkimin Europian.

“Këshilli ka deklaruar se Shqipëria ka 15 kushte për të përmbushur para konferencës së parë qeveritare-së së saj të parë. Komisioneri përgjegjës, Z. Várhelyi, deklaroi së fundmi se të gjitha kushtet janë përmbushur. Ndërsa e mirëpres integrimin e Shqipërisë në BE, përmbushja e plotë është e diskutueshme. Kështu së bashku me grupin e PPE dhe zëdhënësin e çështjeve të jashtme Michael Gahler, kam dërguar tre pyetje për Komisionin. Vlerësimi i kushteve kërkon sqarim. Përsërisim, është cilësia dhe përkushtimi ndaj reformave që përcaktojnë ritmin e pranimit në BE”, deklaron Lega”, shkruan Lega

Tre pyetjet e dy eurodeputetëve lidhen me tre çështje të rëndësishme dhe të shumë diskutuara, si ajo për ndjekjen penale kundër zyrtarëve të lartë dhe politikanëve në Shqipëri, funksioni i gjykatave shqiptare dhe legjislacioni për lirinë e medias në Shqipëri. Ata theksojnë se në dijeninë e tyre asnjë zyrtar nuk është në hetim për blerje votash në Shqipëri, duke shtuar se ata që janë në hetim për rastin 184 janë personel administrativ të nivelit të vogël/të mesëm.

Pyetje 1

Subjekti: ndjekja penale kundër zyrtarëve të lartë dhe politikanë në Shqipëri

Këshilli deklaroi (në konkluzionet e 25 Marsit 2020) se para konferencës së parë ndërqeveritare, Shqipëria duhet të forcojë më tej luftën e saj kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe blerjes së votës, “Përfshirë fillimin e hetimevee dhe përfundimin e tyre kundër zyrtarëve të lartë dhe politikanë “dhe” të tilla si … “fillimi i hetimeve kundër atyre që akuzohen për blerjen e votave”

Ndërsa përshëndesim ngritjen e strukturave të reja të posame në Shqipëri, siç është SPAK, ne mbetemi të shqetësuar pasi zyrtarët e niveleve të larta ende duken të paprekshëm. Komisioni deklaroi, në raportin e tij të vitit 2020, se “në përgjithësi, korrupsioni është i përhapur në shumë fusha dhe mbetet një çështje shqetësuese … dënimet në rastet që përfshijnë zyrtarë të nivelit të lartë mbeten të kufizuara” dhe “Hetimet deri më tani nuk kanë përfunduar në dënime përfundimtare të zyrtarëve të lartë të shtetit. Kjo nxit një kulturë të mosndëshkimit brenda niveleve më të larta të Shtetit”.

Në dijeninë tonë, asnjë zyrtar i nivelit të lartë i akuzuar për blerje votash nuk është aktualisht nën hetim. Ata të cilët ndodhen nën ndjekje penale në rastin 184, referuar në përgjigjen me shkrim të KE-së E-006292/2020, janë personel administrativ të nivelit të vogël/të mesëm.

Si Komisioner përgjegjës, Z. Varhelyi ka deklaruar se të gjitha kushtet për KNQ-në e parë janë përmbushur, ju lutemi paraqisni vlerësimin aktual të hetimeve kundër zyrtarëve të lartë publik në lidhje me korrupsionin, krimin e organizuar dhe blerjen e votave.

Pyetje 2

Subjekti: funksionimi i gjykatave shqiptare

Këshilli ka deklaruar (në konkluzionet e 25 Marsit 2020) se përpara konferencës së parë ndërqeveritare, Shqipëria duhet të sigurojë zbatimin e vazhdueshëm të reformës së saj në drejtësi, “përfshirë sigurimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë”.

Komisioneri Varhelyi së fundmi ka deklaruar se të gjitha kushtet përKNQ-në e parë janë përmbushur. Deri më tani, Gjykata Kushtetuese ka shtatë nga nëntë gjyqtarë. Nga ana tjetër, Gjykata e Lartë ka caktuar vetëm tre nga 19 anëtarët e saj.

Megjithëse Gjykata Kushtetuese konsiderohet funksionale, është e rëndësishme të theksohet se duhen të paktën pesë vota për të gjitha vendimet. Gjykata e Lartë nuk ka kuorum (14 gjyqtarë) për të caktuar gjyqtarët e mbetur në Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata e Lartë nuk ka as kuorumin për të vendosur mbi çështje të caktuara siç janë çështjet e Prokurorisë së Posaçme dhe nuk mund të unifikojë praktikën gjyqësore.
Ne besojmë se funksionimi i plotë i gjykatave është i një kusht i rëndësishëm për të siguruar sundimin e ligjit dhe stabilitetin institucional.

A është i kënaqur Komisioni me gjendjen aktuale të gjyqësorit në Shqipëri? A nuk do të kërkojë Komisioni funksionalitetin e plotë të gjykatave para se të konsiderojë si të plotësuar Kushtet e Këshillit për gjyqësorin?

Pyetje 3

Subjekti: legjislacioni për lirinë e medias në Shqipëri

Raporti i Komisionit  i vitit 2020 për Shqipërinë përcakton se: “Parlamenti miratoi një sërë ndryshimesh në ligjin e medias, që synojnë të rregullojnë mediat online… mbi të cilat, në qershor 2020, Komisioni i Venecias publikoi një opinion. Ndryshimet nuk janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe parimet e lirisë së medias, ngrenë shqetësime në lidhje me rritjen e censurës dhe vetë-censurimin si dhe për pengesa të mundshme të lirisë së shprehjes “.

Ishte zhgënjyese të shihje qeverinë të miratonte ndryshimet në 2019, pavarësisht paralajmërimeve nga grupet vendase të interesit dhe komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Parlamentin Evropian.

Prandaj, ne, mbështetëm konkluzionet e  Këshillit në 25 Mars 2020, i cili deklaroi se përpara konferencës së parë ndërqeveritare, Shqipëria duhet të rishikojë propozimin dhe në këtë kontekst “…amendimi i ligjit të medias në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias mbetet përparësi të rëndësishme “.

Legjislacioni i sipërpërmendur ende nuk është përshtatur me standardet e kërkuara tetë muaj pas publikimit të opinionit të Komisionit të Venecias për këtë çështje.

Megjithatë, Komisioneri Varhelyi deklaron se të gjitha kriteret për KNQ-në janë përmbushur. Ju lutemi shpjegoni se si Konkluzionet e Këshillit – dhe kriteret e rëndësishme të Kopenhagenin mbi lirinë e shprehjes – mund të konsiderohen të përmbushura, kur rekomandimet e Komisionit të Venecias nuk respektohet ende?

/mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!