Luka Modric është lidhur së fundmi me një kalim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më saktësisht te ekipi i Inter Miamit.
Me vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale me Real Madridin, 38-vjeçarit i është ofruar mundësia për të luajtur së bashku me Lionel Messin.
Sipas raportimeve të fundit, është pronari i Inter Miamit, David Beckham, ai i cili po përpiqet që ta joshë kroatin që ti bashkohet ekipit të tij, të cilët më herët kanë qenë të interesuar edhe për Luis Suarez.
Pikëpyetja më e madhe është nësë Inter Miamit do ti lejohet një operacion i tillë, për shkak të fair-play financiar.
Messi, Jordi Alba dhe Busquets që të gjithë kaluan në qytetin e Floridas pas një aventure të suksesshme në Evropë./h.ll/abcnews.al
Inter Miami CF will make a move to sign Modric to join Messi, according to Croatian newspaper Dubrovnik Times. ?❤️?? pic.twitter.com/CianIHqI3B
— FCB Albiceleste (@FCBAlbiceleste) September 24, 2023