David Beckham është nën presion në rritje për të ndryshuar vendimin e tij për të qenë ‘imazhi’ i Kupës së Botës në Katar.
Një raport i Amnesty International thotë se trajtimi i punëtorëve migrantë në vend është përkeqësuar dhe i kërkon atij të nxjerrë në pah gjendjen e tyre.
Kampi i Beckham-it nuk pranoi të komentojë mbi raportin, i cili ekspozon dështimin e vendit pritës për të hetuar vdekjen e punëtorëve në nxehtësinë e shkretëtirës.
Një vit para fillimit të turneut, Beckham do të jetë në Doha këtë fundjavë për Çmimin e Madh të Katarit dhe tani përballet me pyetje të pakëndshme kur ai fillon të promovojë Kupën e Botës.
Burime të larta në Unicef, një pjesë kyçe e punës së tij bamirëse për 15 vjet, janë të ‘zhgënjyer’ nga nënshkrimi i një marrëveshjeje shumë milionëshe me Katarin. Amnesty tha se ai duhet të përdorë pozicionin e tij për të ‘mbajtur fokusin e botës në çështjet e të drejtave të njeriut që lidhen me ndeshjet’ në Kupën e Botës të vitit të ardhshëm. r.t/abcnews.al