David Beckham ëndërron të ribashkojë lojtarët e kaluar të Barcelonës në ekipin e tij. ai ka vendosur të rekrutojë disa nga emrat më të njohur të epokës së Barçës.
Messi dhe Busquets tashmë kanë firmosur, Jordi Alba do të firmosë në orët në vijim dhe ia ardhshmi, nëse gjithçka shkon sipas planit, do të jetë Luis Suarez dhe Andres Iniesta.
Veç kësaj, trajneri i stafit, i punësuar vetëm pak javë më parë, nuk është askush tjetër veçse Tata Martino, i cili ka qenë disa sezone më parë te Barça.
David Beckham synon të ketë Barcelonën klasike të drejtuar nga Pep Guardiola, atëherë kur katalanasit pushtuan botën e futbollit./h.ll/abcnews.al