David Beckham dëshiron Arturo Vidal, Inter Miami sfidon klubet e tjera

schedule19:28 - 24 Qershor, 2022

schedule 19:28 - 24 Qershor, 2022

Presidenti i Inter Miami, David Beckham, përfitoi nga planet e pushimeve verore të Arturo Vidal për të provuar të nënshkruajë me kilianin dhe ta sjellë atë në MLS.

Megjithatë, do të jetë e vështirë të fitosh garën për mesfushorin, pasi ai kërkohet nga disa skuadra brenda dhe jashtë Europës. Vidal ishte në Florida për të marrë pjesë në ndeshjen A Beautiful Game, e cila u organizua nga Roberto Carlos dhe Ronaldinho.

Beckham shfrytëzoi rastin për të hapur bisedimet me Vidalin. Kiliani aktualisht luan për Interin.

Nuk është sekret që Beckham ka kohë që është interesuar për Vidalin për t’u bashkuar me Inter Miami, megjithëse Vidal ka disa propozime interesante nga Boca Juniors e Argjentinës, Flamengo e Brazilit, Al Rayyan i Katarit dhe Colo-Colo i Kilit.

Beckham po i ofron Vidalit, një kampion në tre ligat kryesore evropiane, Spanjë (Barcelona), Gjermani (Bayern Munich) dhe Itali (Juventus dhe Inter), një kontratë me vlerë rreth katër milionë dollarë në sezon.

Vidal mund të kërkojë një pagë më të lartë për të tentuar të krahasojë ose të kalojë atë të fituar nga argjentinasi Gonzalo Higuain, i cili është lojtari më i paguar në skuadër me 5.1 milionë dollarë, por kjo shifër mund të arrijë në 5.7 milionë me bonuse./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!