Datë tjetër për tubimin në mbrojtje të Kushtetutës? Përgjigjet Presidenti Meta

schedule11:59 - 6 Dhjetor, 2019

schedule 11:59 - 6 Dhjetor, 2019

Presidenti Ilir Meta ishte sot në kalanë e Krujës, pasi ka pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Ai u shpreh se gjendja e kalasë është shqetësuese.

Ndërkohë në një prononcim për mediat, Meta është pyetur edhe për tubimin e paralajmëruar nga kreu i shtetit, i cili do të mbahej më 8 Dhjetor, me argumentinim për të mbrojtur Kushtetutën.

Meta u pyet nëse do të ketë një datë tjetër për tubimin e paralajmëruar, në një kohë kur vendi ende nuk e ka kaluar situatën e emergjencës në zonat e prekura nga tërmeti.

Lidhur me këtë Meta u përgjigj duke mos dhënë një datë tjetër: “Presidenti mbron Kushtetutën, por tani është koha për të bërë çdo gjë që vendi të rikthehet në një normalitet sa më të shpejtë si para tërmetit të 26 nëntorit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!