Datat e ndeshjeve dhe lista e Shqipërisë U16, FSHF jep detajet e UEFA Development U-16

schedule12:40 - 3 Prill, 2022

schedule 12:40 - 3 Prill, 2022

Federata Shqiptare e Futbollit po bën përgatitjet e fundit për të pritur ndeshjet e turneut UEFA Development Tournament U-16 për meshkuj, që do të zhvillohet në Shqipëri nga data 9 prill deri më 14 prill.

Siç është bërë e ditur tashmë, përveç Shqipërisë U-16, në këtë turne do të marrin pjesë edhe përfaqësueset e Irlandës së Veriut, Perusë dhe Luksemburgut, teksa të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në Qendrën Sportive të Ekipeve Kombëtare në Kamëz.

Kombëtarja shqiptare U-16 do të nisë të hënën grumbullimin në Kompleksin Tropikal, ku do të zhvillojë edhe seancat stërvitore, teksa trajneri Ervin Bulku ka bërë publike edhe listën me emrat e 23 lojtarëve të ftuar për këtë kompeticion të rëndësishëm për moshat.

Pjesa më e madhe e futbollistëve të përzgjedhur nga stafi teknik aktivizohen në klubet shqiptare me vetëm 6 lojtarë që vijnë nga klube të huaja. Bëhet fjalë për futbollistë të cilët kanë qenë pjesë e ekipeve kombëtare të moshave dhe janë testuar vazhdimisht gjatë kësaj periudhe në seleksionimet dhe grumbullimet e shumta të ekipeve Kombëtare.

Turneu do të nisë më 9 prill, ku ndeshja e parë do të jetë Shqipëri – Irlandë e Veriut, me sfidën që nis nga ora 11:00. Në po të njëjtën ditë do të luajë edhe Luksemburgu kundër Perusë, në orën 14:00. Ndeshjet e dyta të turneut zhvillohet më date 11 prill, me Shqipëri – Peru që zhvillohet në orën 11:00 dhe Irlandë e Veriut – Luksemburg në orën 14:00. Ndeshjet e fundit në grup luhen në datë 14 prill, me Shqipëri – Luksemburg në orën 11:00 dhe Peru – Irlandë e Veriut në orën 13:00.

Më poshtë kalendari i turneut UEFA Development U-16 si edhe lista e Kombëtares shqiptare U-16:

9 prill 2022
Shqipëri – Irlanda e Veriut (ora 11:00)
Luksemburg – Peru (ora 14:00)

11 prill 2022
Shqipëri – Peru (ora 11:00)
Irlanda e Veriut – Luksemburg (ora 14:00)

14 prill 2022
Shqipëri – Luksemburg (ora 10:00)
Peru – Irlanda e Veriut (ora 13:00)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!