Botërori i Katarit, që do të zhvillohet në vitin 2022, ka mësuar rrugëtimin e tij që në orët e vona të ditës së djeshme. Një Botëror ndryshe, që do të zhvillohet në dimër për shkak të temperaturave të larta në Katar. Garimi nis që me 21 nëntor dhe përfundon me finalen në 18 dhjetor.
Hapja e kompeticionet bëhet në “Al Bayt Stadium”, me kapacitet 60 mijë vende. Vendasit do të presin skuadrën që do t’u rezervojë shorti dhe ajo sfidë do të nisë në orën 11:00. Orare të tjera gjatë Botërorit janë 14:00, 17:00 dhe 20:00.
Faza e grupeve do të mbyllet më 2 dhjetor, kurse 1/16-at zhvillohen më 3, 4, 5 dhe 6 dhjetor. Dy ditë pushim për të gjitha skuadrat dhe më 9 dhjetor luhen dy çerekfinalet e parë, ndërsa një ditë më pas të tjerat. Ndeshjet gjysmëfinale zhvillohen me 13 dhe 14 dhjetor, kurse finalja me 18 dhjetor, në “Lusail Stadium”, ku mund të akomodohen 80 mijë tifozë. /abcnews.al