Datat, Bashkia e Tiranës hap aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe publike

schedule20:58 - 11 Maj, 2021

schedule 20:58 - 11 Maj, 2021

Bashkia e Tiranës, ka hapur aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet publike. Sipas udhëzimit nga Bashkia e Tiranë regjistrimet do të jenë hapur nga data 7 qershor deri më datë 11 qershor.

Ndërkohë sipas një sqarimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve, bëhet e ditur se fëmijët që kanë frekuentuar çerdhen në sezonin 2020-2021 dhe që mbushin moshën 3 vjeç, deri më datë 15 Shtator 2021, do të regjistrohen automatikisht në kopsht.

“Kopshti i përzgjedhur nga prindërit, duhet të jetë në njësinë administrative ku aktualisht ndodhet vendbanimi i fëmijës”, thuhet në njoftim. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!