Nuk është film, por e vërtetë. Ky çift ukrainas e kaloi ditën e parë të martesës duke shpërndarë armë për të mbrojtur vendin e tyre ndërkohë që dita e dytë e luftës ka pasur edhe më shumë sulme.
Yaryna Arieva dhe Sviatoslav Fursin u martuan vetëm disa orë pasi Rusia filloi pushtimin e saj në vendin e tyre. Ata e kaluan ditën e tyre të parë si çift i martuar duke shpërndarë armë dhe duke u përgatitur për të mbrojtur Ukrainën, raporton BBC.
Supozohej se do të ishte një dasmë në maj, por çifti nuk e kishte më të sigurt të ardhmen e tyre. Pasi kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë, ata dolën në luftë.
/abcnews.al