21 persona janë infektuar me koronavirus në një dasmë të zhvilluar në Selanik.
Mediat greke bëjnë me dije se mes të infektuarve ishte çifti dhe 19 të ftuar në ceremoni. Ndërkohë pritet që të dalë përgjigja e tamponëve edhe për 200 persona të tjerë, dasmorë dhe persona të tyre të kontaktit, në spitalet Papagjeorgjiu dhe Hipokratos në Selanik.
Në këtë ceremoni kanë qenë rreth 150 pjesmarrës, ndërkohë sipas vendimit të qeverisë festat lejohen vetëm me deri në 100 të ftuar.
Për të marrë kujdes shëndetsor kanë shkuar çifti dhe babi i dhëndrit. Në prononcimin e tij dhëndri është shprehur se në fillim ka pasur temperaturë e bashkë me të, nusja dhe babai i tij. Pas kontakteve që ka pasur dhe me të ftuarit në dasëm ka mësuar se dhe ato kishin të njëjtat simptoma. Pasi kanë bërë testin kanë rezultuar pozitivë. /abcnews.al