Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Çiftin shkodran “sfidon” koronavirusin, kurorëzon dashurinë në martesë para kishës së mbyllur

schedule15:42 - 19 Prill, 2020

schedule 15:42 - 19 Prill, 2020

Koronvirusi nuk i ka ndalur dy të rinjtë nga Shkodra që të martohen. Pavarësisht frikës  ata kanë realizuar ceremoninë e dasmës e cila ka qenë shumë ndryshe nga çdo të ishte në kohë normale.

Dasma kishte shumë pak të ftuar, ndërkohë që unazat janë shkëmbyer përpara Kishës e cila ishte e mbyllur. Të rinjtë nuk kanë vendosur maska e as doreza dhe madje nuk kanë respektuar as rregullat e distancimit.

Nuk kanë munguar edhe fotot e rastit apo filmimet pranë Kishës  për ta përjetësuar këtë moment të rëndësishëm  të jetës së tyre. Ndërkohë të ftuar duket se kanë qenë vetëm rrethi i ngushtë familjar.

Përhapja e Koronavirusit  ka bërë që një pjesë e mirë e ceremonive martesore të shtyhen përtej tetorit ndërsa të tjera çifte i kanë anuluar dasmat të pasigurtë për fundin e pandemisë./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!