Dasma kthehet në tragjedi, burri vdes pasi i thotë “Po” partneres së tij

schedule18:24 - 24 Qershor, 2023

schedule 18:24 - 24 Qershor, 2023

Dasma është dita më e lumtur për këdo por për një grua u kthye në ditën më tragjike dhe më të trishtë. Burri i saj ndërron jetë pak pasi thotë “Po”.

Johnnie Mae Dennis u martua me Toraze Dennis më qershor në një kishë të vogël në Omaha, Nebraska.

“Të dy Johnnie Mae dhe Toraze planifikuan të jetonin pjesën tjetër të jetës së tyre së bashku”, tha shoqja e Johnnie Mae, Monica Miller.

“Fatkeqësisht, Toraze dha frymën e tij të fundit pak pasi tha “’Po’”.

Toraze, 48 vjeç, pësoi një mpiksje gjaku menjëherë pasi çifti bëri betimin në kishë. Festa u kthye në një skenë kaotike teksa të sapomartuarit dolën jashtë për të bërë foto.

“Zemra e tij ndaloi në orën 4:35, vetëm një orë pas ceremonisë. Ndodhi brenda pak sekondash”, tha shoku i Johnnie Mae Jewel Robertson.

Johnnie Mae kishte pritur me padurim ditën e dasmës së tyre të hënën, e cila ishte edhe ditëlindja e gjyshes së saj. Ajo gjithashtu priste me padurim një ditë të gëzuar pasi së fundmi humbi babanë e saj.

Në ceremoninë morën pjesë fëmijët e çiftit, prindërit, familjarët dhe miqtë e tyre.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!