Dasma e parë mbretërore pas 104 vitesh, dalin pamjet e Princ Lekës dhe Elias nga Rusia

schedule17:35 - 1 Tetor, 2021

schedule 17:35 - 1 Tetor, 2021

Ditën e sotme në Rusi u zhvillua dasma e parë mbretërore që nga revolucioni bolshevik i vitit 1917, që përmbysi monarkinë Romanov.

Duka i Madh George Mikhailovich Romanov, 40 vjeç dhe e fejuara e tij italiane Rebeça Virginia Bettarini, 39 vjeç, i kanë thënë po njëri-tjetrit në katedralen e Shën Isakut në prani të dhjetëra mbretërve europianë.

Mes të ftuarve ishte edhe çifti mbretëror i Shqipërisë, Princ Leka II dhe Princeshë Elia Zaharia.

Princesha Elia kishte veshur një kostum ngjyrë bojë-qielli, të kombinuar me një kapele, ndërsa Princ Leka kishte zgjedhur si gjithmonë një kostum klasik.

Dasma e fundit në Rusi e një trashëgimtari të Romanovëve ishte ajo e Nikollës II dhe Aleksandrës, 127 vjet më parë.

Të varrosur pas ekzekutimit të tyre në një vend të mbajtur prej kohësh të fshehtë nga autoritetet sovjetike, trupat e tyre dhe fëmijëve u transferuan në 1998 në Katedralen Pjetër dhe Pal në Shën Petersburg.

Romanov, i cili u diplomua në Oksford dhe kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij në Francë, u takua me Bettarinin në Bruksel, ku punoi në Parlamentin Evropian. Ai gjithashtu mbajti punë në gjigantin rus të minierave Norilsk Nickel./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!