“Dasma e dy vajzave”, distancohet Bashkia: Dhamë leje për përdorimin e tarracës pa pagesë

schedule15:20 - 21 Maj, 2024

schedule 15:20 - 21 Maj, 2024

Bashkia e Tiranës distancohet nga ceremonia e çiftit të së njejtës gjini, Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara zhvilluar në tarracën e saj të dielën.

Sipas zyrës së shtypit  pyetur nga ABC News bashkia ka dhënë leje për përdorimin e tarracës pas kërkesës së njërës prej vajzave, pa pagesë. Një kërkesë të tillë sipas saj mund ta bëjë çdo qytetar I Tiranës.

Nënkryetarja e bashkisë Frida Pashako  e pranishme në ceremoni, sipas zyrës së shtypit ka qenë për të bërë vetëm një urim.

Dy vajzat  e veshura me të bardha u “kurorëzuan” nga një pastor sipas tij  i kredituar nga Bashkimi Baptis Anglez  në prani të rreth  80 personave dhe  dy vjazave të tyre  binjake të ardhura në jetë tre vite më parë me metodën invitro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!