Dashuria që prishi betimin e pastor Akil Pano. Komentet online? Bashkëshortja zbulon sekretin

schedule18:37 - 23 Shtator, 2021

schedule 18:37 - 23 Shtator, 2021

Akil dhe Lindita Pano ishin të pranishëm ditën e sotme në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi. Gjatë intervistës rrëfyen detaje mjaft interesante për historinë e tyre të njohjes dhe dashurisë. E kujt do t’ja merrte mendja që një Pastor të thyej një betim?!

Por, pikërisht kështu ka ndodhur me Pastor Akilin. Ai pasi ishte takuar me Lindën, bashkëshorten e tij, për shkak të dashurisë që ndjeu për të ai u detyrua të shkelte betimin e dhënë mes disa shokësh që nuk do të martoheshin dhe do të shijonin beqarinë.

“E theva betimin tim të parë sepse besoj çdo djalë, i cili do të kishte sytë e mi dhe zemrën time në ato momente, të cilat përshkruheshin nga prania e Lindës, natyrisht çdo kush do ta thyente betimin”.

Por çifti Pano duket se hera herës kanë edhe “debate” mes anës shkencore dhe fetare, por kjo nuk ka ndikuar aspak në imponimin e tyre tek fëmijët e tyre, që ata të jenë pro shkencës apo fesë.

Bashkëshortja e tij, Linda në tregoi se çfarë e mërziste shumë Pastorin, ato ishin komentet online. Këtyre të fundit ai I kushtonte shumë rëndësi dhe ndonjëherë prekin humorin e tij.

“Mërzitem shumë, po Linda është inkurajim i madh”, tha ai.  “I merr nganjëherë më shumë seriozisht se sa duhet”, shton Linda. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!