Dashuria përfundoi në tragjedi, të rinjtë u gjetën të përqafuar poshtë murit që u mori jetën

schedule14:29 - 31 Tetor, 2020

schedule 14:29 - 31 Tetor, 2020

Tërmeti i pasdites së djeshme në ishujt grekë përballë Turqisë shkaktoi viktima dhe shkatërrim në të dy shtetet.

Blancin më të rëndë po e paguan Turqia, në të cilën deri më tani janë nxjerrë 26 të vdekur nga rrënoja, ndërsa numri i të lënduarve numërohet në gati 400 të tillë.

Lexo edhe: Një uturimë ngjethëse, del regjistrimi i zhurmës së tërmetit në Turqi

Ndërkohë, në Samos u raportua për dy të vdekur nga tërmeti. Dy të rinjtë, vajza 15 vjeçe dhe një djalë 17 vjeç u zunë nga muri që u shemb gjatë tërmetit teksa ata po kalonin aty, raporton abcnews.al.

Mediat greke raportojnë se dy të rinjtë u gjetën të përqafuar poshtë rrënojave.

Ata ishin të dashuruar me njeri-tjetrin dhe në momentin e tërmetit, djali duket se e ka përqafuar vajzën duke mos ditur se vdekja i priste të dy.

Babai i 17-vjeçarit thotë se u shqetësua kur i biri nuk po i përgjigjej në telefon fill pas tërmetit duke bërë që të nisnin kërkimet.

Ata u gjetën poshtë murit disa orë pas tërmetit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!