Padyshim një nga trajnerët më të mirë të futbollit dhe një nga më të kërkuarit. Klube nga Arabia Saudite e kanë piketuar “The Special One” dhe ofertat nuk kanë munguar në drejtim të tij, por portugezi ka vetëm një qëllim, të vazhdojë aventurën dhe prjektin me Romën në Serie A.
Sipas gazetarit të merkatos, Fabrizio Romano, Mourinho ka refuzuar një pagë vjetore prej 30 milionë euro nga Al Hilal. Portugezi ishte objektivi kryesor i klubit saudit, të cilët pas refuzimit të Mourinhos, pëlqejnë Allegrin e Juventus./ h.ll/abcnews.al