Liverpool është një ndër klubet më të mëdha dhe ka tifozë në çdo cep të botës. Skuadra e Jurgen Klopp po zhvillon një sezon fantastik, titulli do të rikthehet në “Anfield” pas 30 vitesh dhe të gjithë bateritë janë përqendruar në Champions League.
ESPN raporton se një tifoz i “The Reds” nga Tailanda ka bërë një gjest shumë të bukur kundrejt skuadrës së zemrës. Chailiaw Manthong ka shfrytëzuar fermën e tij për të “pikturuar” stemën e klubit legjendar nëpërmjet mbjelljes së kokrrave të orizit.
Një shenjë falënderimi për emocionet që po përjeton nga djemtë e Klopp dhe një veprim unik. Manthong shpreson që të festojë të tjerë trofe në fund të këtij sezoni dhe në të ardhmen. /abcnews.al
A Liverpool fan in Thailand has paid tribute to his team in stunning fashion.
Chailiaw Manthong used grains of rice to create a huge liver bird on his farm ?
(via @MatichonOnline) pic.twitter.com/OGLXreO5u1
— ESPN FC (@ESPNFC) March 5, 2020