Sulmuesi i Bayern Munchen, Douglas Costa, nuk po kalon sezonin e tij më të mirë të karrierës. Braziliani në pronësi të Juventusit është kthyer në një rezervë tek bavarezët dhe me shumë mundësi në fund të sezonit do të kthehet në Torino.
Megjithatë, Costa ka ku të ngushëllohet. Partnerja e tij, Nathalia Felix, nuk nguron ta shprehë dashurinë që ka për të dhe sulmuesi anësor duhet ta konsiderojë veten me fat që e ka atë.
“Dashuria e jetës sime”, shkruan modelja në postimin e fundit, ku shikohen që të dy shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit. Kujtojmë që çifti është një nga më të parapëlqyerit nga fansat dhe marrëdhënia e tyre është e shkëlqyer. /abcnews.al