Barcelona këtë vit në gjirin e saj ka lojtarë të rinj në moshë të cilët njëkohësisht premtojnë edhe për të ardhmen.
Një ndër to është edhe talenti Gavi, i cili shikohet nga drejtuesit e katalanasve si një lojtarë i çmuar, tek i cili do të ndërtohet edhe skuadra për sezonin e ri.
Në këto kushte, klubi katalanas ka menduar t’i ofrojë Gavit edhe rinovimin e kontratës, për të blinduar në këtë mënyrë një nga talentet e të ardhmes, pasi marrëveshja aktuale është e vlefshme deri më 30 qershor 2023.
Veç kësaj klauzola aktuale që Gavi të largohet është vetëm 50 milionë euro dhe shumë klube janë në gjendje ta paguajnë atë dhe ta bëjnë tyrin talentin.
Me rinovimin e kontratës që është afër, Gavi do të ketë një klauzolë 1 miliard euro si Ansu Fati dhe Pedri.
Gjithçka është çështje kohe, për të ardhur te takimi final dhe firma mbi kontratë që konkretizon këtë operacion jo të lehtë.
Gavi’s new contract with Barcelona will be valid until June 2027, current release clause [€50m] to be removed as Barça want to include €1b clause like they did with Pedri & Ansu. Same plan since December. ⏳?? #FCB
Matter of time, waiting for new final contacts ⤵️⭐️ https://t.co/BH1ptTcBRS
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 16, 2022
/f.a/abcnews.al