“Dashuri shqiptare” në Rusi/ Rubin ka paguar 5.4 milionë euro për tre futbollistë

schedule12:49 - 6 Janar, 2025

schedule 12:49 - 6 Janar, 2025

Luajnë për përfaqësuese të ndryshme, por flasin të njëjtën gjuhë.

Këta janë tre shqiptarë që veshin gjithashtu të njëjtën fanelë, atë të klubit të Premier Ligës ruse, Rubin.

Mirlind Daku, Dardan Shabanhaxhaj dhe Veldin Hoxha janë shqiptarët që, kush më shumë e kush më pak, kanë qenë protagonistë për ekipin e qytetit të Kazanit.

Daku luan për Shqipërinë, Shabanhaxhaj aktualisht për Austrinë dhe Hoxha për Kroacinë U21.

Natyrisht, më I njohuri prej tyre është sulmuesi kuqezi, I cili madje është më I miri lojtar I kampionatit rus për kontributin për golat në 2024.

Sidoqoftë, edhe dy të tjerët kanë kontribut të rëndësishëm, ndonëse janë shumë më të rinj.

Shabanhaxhaj ka 3 gola dhe 2 asistë në Premier Ligë dhe në Kupën e Rusisë, ndërsa Hoxha ka dy rrjeta në kampionat.

Klubi rus ka paguar gjithsej rreth 5.4 milionë euro për tre futbollistët.

Mirlind Daku kushtoi 1.2 milionë kur u mor nga Osijeku I Kroacisë, Shabanhaxhajt I vlejti po kaq kartoni, 1.2 milionë euro, ndërsa u mor nga klubi slloven I Murës.

Është për t’u habitur që më shumë se të gjithë Rubinit I kushtoi Veldin Hoxha.

Mesfushori I ri 21-vjeçar luante për Rijekën në Ligën e Parë të Kroacisë, dhe klubi rus pranoi të paguante në total 3 milionë euro, të paktën sipas asaj që shkruan e përditshmja e Zagrebit, “Jutarnji List”.

Edhe rroga e Hoxhës, sipas gazetës kroate, arrin në 900 000 euro në sezon, plus shpërblimet për arritje personale dhe ekipore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!