Emre Belozoglu është një legjendë e Fenerbahce. Ish-fantazisti turk ka luajtur 7 sezone me ekipin e famshëm nga Stambolli, të ndara në tre aventura të ndryshme.
Sot ka nisur eksperiencën e katërt me klubin kryeqytetas, aty ku është zgjedhur drejtori i ri sportiv. “Ndihem i lumtur dhe krenar“, u shpreh shkurt ish-kapiteni 40-vjeçar, i cili numëron 101 ndeshje dhe 9 gola me kombëtaren e Turqisë.
Başkanımız Ali Koç ve Sportif Direktörümüz Emre Belözoğlu’ndan açıklamalar
? https://t.co/hvFMGgnuVj pic.twitter.com/cdPZdruC9i
— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) October 28, 2020
Emre ka provuar gjatë karrierës si futbollist të luajë edhe me skuadra si zikaltrit e Interit (2001-2005), Galatasaray, Newcastle, Atletico Madrid dhe Basaksehir. /abcnews.al