“Dashuri në kohë lufte”, Simeone kujton kohët si “Zikaltër”: Kam kaluar vite të bukura, por dua fitore në “Meazza”

schedule12:16 - 20 Shkurt, 2024

schedule 12:16 - 20 Shkurt, 2024

Padyshim është sfida më spektakolare e fazë së 1/16-ve, të UEFA Champions League. Mbrëmjen e kësaj të marte, “Zikaltërit” e Inter do të presin në “mitikun” e tyre, “Giuseppe Meazza”, “Los Colchoneros” e Atletico Madrid, me spanjollët që prej vitesh tashmë janë një emër i afirmuar në elitën e futbollit evropian, ku jo në pak raste kanë eleminuar ekipe të mëdha nga ky kompeticion.

Siç e do “zakoni”, një ditë para sfidës u zhvillua edhe konferenca për shtyp, nga ku tekniku Diego Simeone, is një ish-“Zikaltër” i ka thurur elozhe italianëve, teksa ka kujtuar momentet e bukura, në kohën kur zbriste vetë në fushën e blertë, mirëpo duket se pavarësisht dashurisë së madhe, për nënkampionët e Evropës dëshiron t’i mundë këta të fundit.

“Në mbrëmje do të dridhem nga emocionet. Kam kaluar vite të bukura këtu dhe kam miq të mirë, por sigurisht që do të përqendrohem për të marrë rezultat pozitiv. Nuk është e lehtë. Inter për momentin është një nga 4-5 skuadrat më të forta në botë. Mund të jetë në një nivel me Real Madrid. Duhet kujdes dhe përkushtim ndaj tyre.

Flas shpesh me Inzaghi-n për futboll. Është një trajner i shkëlqyer dhe me disa djem që po e ndjekin gjithçka ai kërkon. Unë gëzohem kur ‘Zikaltërit’ ecin mirë në kampionat, por këtë herë dua që ta mund. Na duhet një ndeshje si ajo në Kupë për të marrë rezultat pozitiv. Do të jenë 2 ndeshje të bukura ndaj Inter”,- u shpreh tekniku argjentinas. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!