“Dashuri e përjetshme”, Marco Reus rinovon kontratën me Dortmund

schedule15:52 - 27 Prill, 2023

schedule 15:52 - 27 Prill, 2023

Marco Reus nuk e ka bërë dhe vazhdon të mos e bëjë. Ndër vite, shumë klube të mëdha kanë kërkuar shërbimet e kartonit të tij, kanë ofruar paga të larta dhe shifra të konsiderueshme në drejtim të klubit gjerman për të marrë shërbimet e tij, por Reus gjithmonë i ka refuzuar.

Ishte një periudhë prej disa sezonesh që Bayern Munich transferonte kë lojtar të dëshironte nga Dortmund, por jo Reus. Sulmuesi gjerman njëherë deklaroi se për të nuk është paraja, por pasioni dhe dashuria që ka për fanellën verdhezi.

Reus pak më parë ka firmosur edhe rinovimin e kontratës të tij me klubin e Dortmund edhe për një sezon tjetër, deri në vitin 2024. Ai madje pranoi edhe ulje të pagës që t’ua bënte drejtuesve më të lehtë situatën ekonomike të klubit. Një lojtar vërtet për t’u pasur zili.

“Për mua nuk ka gjë më të bukur se të shënosh gola përpara tifozëve më të mirë në botë dhe në stadiumin më të bukur në botë”, deklaroi Reus pasi rinovoi kontratën e tij./ h.ll/abcnews/al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!