Dash Shehi: Në ambulancat tona hyn pa COVID dhe del me COVID

schedule21:57 - 12 Mars, 2021

schedule 21:57 - 12 Mars, 2021

Aleati opozitar Dashamir Shehi deklaroi në komunikimin Live me qytetarët se kemi nevojë për reformë të madhe shtetërore për të ngritur nga e para të gjithë sistemin. Shehi në këtë pikë tregoi edhe ndasinë me aleatët e tij, duke theksuar se nuk është dakord me ndryshim të pjesshëm por tërësor.

“Listat pak a shumë në 90% të rasteve është përcaktuar nga kryetari. Shqiptarët sot kanë një mundësi që nuk e kishin dje. Do i japin votën atij që e konsiderojnë më të mirin. Vërtetë nuk është bërë ajo që duhej bërë. Unë kam vite që bëj luftë për një ligj tjetër zgjedhor. Por sot shqiptarët kanë një levë të vogël që po e përdorën mirë mund të levizin diçka. Prandaj them votoni ata njerëz që mendoni se do bëjnë për ju.

Unë për vete, gjykoj që kemi nevojë për reformë të madhe shtetërore për të balancuar institucionet. Nuk mund të kemi një shteti me kryeministër si kancelar. Duhet t’i japin pushtet, presidencës, jo Ilir Metës. Ne duhet ta ndërrojmë këtë realitet. Kjo bëhet me ligj. Sikur këtu të vijë edhe njeriu më i zoti pot ë rrijë dy vite do korruptohet. Ne duhet ta ndërrojmë këtë realitet. Nëse ka ndonjë burrë të mirë e çojmë në punë tjetër.

Nga kryeministër e çojmë në president apo kryetar parlamentin. Nëse ky do largohej dhe PS do ndihej më i lirë. Edhe ata 5 vetë që mund t’i kthejnë dorë këtij ky po I përzë. Po të kishim pasur një sistem tjetër, sot do ishim në situate tjera. Gjykoj që kjo lloj trupe duhet të eci mbi një shtet të ri dhe një ekonomi më të fortë. Me këtë mizerje që janë rrogat tona nuk ndërtohet as shërbimi publik dhe as shtet. Nuk jam dakord as me kolegët e opozitës që thonë do ngremë këtë apo atë. Jo duhet ngrejt e gjithë piramida. Grupi jonë politik duhet ta bëjë me shpejtësi”, tha Shehi.

Ai u ndal te Shëndetësia, duke theksuar se mjafton të hysh në ambulancë sot për të kuptuar nivelin ku është sistemi shëndetësor sot, “ke frikë të hysh se hyn pa covid dhe del me COVID”.

“Mjafton t’i biesh një ditë oborrit të QSUT-së për të kuptuar se në çfarë situate jemi. Mjafton të hysh në një ambulance lagje, që janë qesharake, ke frikë të hysh se hyn pa covid dhe del me COVID. Se i bie një metër katror për person. Dy metra katror për mjekë dhe vit për vit ndajmë miliona euro për koncesione që nuk e marrin vesh ku shkojnë”, u shpreh ai./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!