“Dash Shehi duhet në krye të Tironës”, qytetari: Mbështesin danoçin tonë, le të na prijë përpara

schedule08:54 - 3 Prill, 2023

schedule 08:54 - 3 Prill, 2023

Më 14 maj pritet që të mbahen zgjedhjet për kryetar bashkie në të gjithë vendin. Të gjitha partitë kanë publikuar kandidatët e tyre, mirëpo qytetarët kanë edhe preferenca të tjera.

Një telefonues në emisionin “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën” në ABC News, ka shprehur dëshirën që në krye të Bashkisë së Tiranës të jetë kryetari i partisë “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar,  Dashamir Shehi, pavarësisht se ai nuk kandidon.

Qytetari ka thënë se Shehi është përfaquesi më i mirë i tiranasve.

“Unë jam Pro Dash Shehit, danoçit tonë të Tironës. Por ça PD-je mo? PD-ja ka ngordh tani me Belind Këlliçin, duhet të votojnë për LSI-në. Me Belind Këlliçin nuk ecet o Bashkim. Mbështesin Danoçin tonë, Dash Shehin, ai le të na prijë përpara ne tironsit. Me Dash Shehun të gjithë përpara, tironsin tonë”, deklaroi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!