Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë fuqishëm ngjarjet në Mitrovicën e Veriut, ku u arrestua zyrtari serb Marko Gjuriç. Në një deklaratë të Departamentit të Shtetit, e cila është shpërndarë nga ambasada amerikane në Prishtinë thuhet se ngjarja ishte e panevojshme dhe kërcënon stabilitetin rajonal.
“I nxisim të gjitha palët që të shmangin përshkallëzimin e mëtejmë të situatës dhe të veprojnë me urtësi dhe të zgjidhin mospajtimet në mënyrë paqësore. Për të krijuar paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Ballkan, Kosova dhe Serbia duhen të përqëndrohen në normalizimin e marrëdhënieve nëpërmjet dialogut të udhëhequr nga BE-ja”, shkruhet në deklaratë.
Gjithashtu theksohet dhe mbështetja e SHBA për të gjitha palët në bisedimet e dialogut për paqe. /abcnews.al