Shtohen zërat e rikthimit të Jose Mourinhos në… Premier League. Prej disa ditësh po flitet për mundësinë e uljes së trajnerit portugez në pankinën e Arsenalit dhe Times ka zbuluar një tjetër detaj.
“Special One” ka darkuar me Raul Sanllehin, drejtorin ekzekutiv të “Topçinjve” dhe palët janë arritjes së akordit përfundimtar. Unai Emery nuk ka arritur të bindë plotësisht drejtuesit e Arsenalit, të cilët janë gati t’i dhurojnë stolin trajnerit të njohur.
Gunners ndodhen për momentin në vend të pestë në renditjen e kampionatit anglez. Rikthimi në Champions League është detyrim për lojtarët dhe stafin teknik, ndërsa tifozët shpresojnë që të ndodhë sa më shpejt një ndryshim në pankinë. /abcnews.al