Darka shtetërore në Shtëpinë e Bardhë/ Përkrah me bashkëshorten, kryeministri Rama ndan fotot nga Uashingtoni

schedule14:00 - 11 Korrik, 2024

schedule 14:00 - 11 Korrik, 2024

Menjëherë pas seancës zyrtare të Samitit të NATO që u mbajt në Ëashington, presidenti amerikan Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden, mirëpritën liderët dhe partnerët e NATO-s në një darkë në Shtëpinë e Bardhë. I pranishëm në këtë darkë ishte edhe kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Kreu i qeverisë, Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka ndarë disa foto nga darka shtetërore në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington.

I shoqëruar nga bashkëshortja, Rama shihet afër kryeministrit të Kanadasë.

“Shtëpia e Bardhë/ Në darkën shtetërore të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden dhe Zonjës së Parë Jill Biden, për nder të udhëheqësve të NATO-s”, shkruan Rama.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!