Kryeministri Edi Rama ndodhet sot për një vizitë zyrtare në Spanjë, pasi do të arrë pjesë në punimet e Samitit të NATO-s që do të zhvillohet sot dhe nesër në Madrit.
Bashkë me Ramën në Samit do të marrin pjesë ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
Los Reyes han ofrecido una cena en el Palacio Real a las delegaciones de jefes de Estado y de Gobierno asistentes a la Cumbre #MadridOTAN22.
➡️https://t.co/khWaBlRuSL #NATOSummit pic.twitter.com/tAsHHT2uMU
— Casa de S.M. el Rey (@CasaReal) June 28, 2022
Ndërkohë një ditë më parë kryeministri Rama ishte ftuar darkën mbretërore gala organizuar nga Madhëria e Tij, Mbreti Felipe VI i Spanjës dhe Mbretëresha Letizia në Pallatin Mbretëror të
Madridit, ku morën pjesë kryetarët e qeverive dhe të shteteve anëtare të NATO-s.
Menuja e liderëve evropianë kishte karkaleca me hudhër, misër të pjekur, briosh me ton të kuq, mustardë të stilit të vjetër, ushqim deti me levrek me “qumësht tigri” (salcë e famshme e kuzhinës peruane), grejpfrut rozë, tako me mish viçi të ëmbëlsuar dhe salmon të tymosur./abcnews.al/

